Lukaku transferohet në Manchester United?
Sulmuesi belg ishte pranë transferimit në Chelsea por tani Manchester United si duket do ta fitojë ‘betejën’ për belgun, sipas disa raporitmeve.
Lukaku në fund të sezonit që shkoi i kishte treguar Evertonit se nuk do të nënshkruante kontratën e re.
Raportohej se Chelsea ishte shumë afër të rikthente yllin belg në skuadër por sipas “Daily Mail” Jose Mourinho e ka vendosur të shpenzojë 100 milionë euro për ta sjellur në Old Trafford, transmeton Periskopi.

Mourinho është në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Zlatan Ibrahimovic.
United është në bisedime edhe me sulmuesin spanjoll të Real Madridit, Alvaro Morata. /Periskopi/



