Lulzim Aliu zbulon se investitori gjerman u la dy vjet të priste e më pas u refuzua
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka treguar për një skandal në Komunën e Shtimes e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje gjegjësisht nga kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu.
Ali ka treguar se investitor gjerman u la të priste dy vjet e më pas u refuzua nga qeveria dhe komuna e Shtimes.
“Investitori gjerman, i cili kishte shprehur gatishmëri të investonte deri në 300 milionë euro në sektorin e energjisë solare, u la të priste nga komuna e Shtimes dhe qeveria për dy vjet dhe më pas u refuzua. Ai erdhi personalisht në zyrën time për t’u ankuar”, tha Aliu.
Tutje ai shtoi se kjo është për keqardhje.
“Kur ka ardhë në zyrat e mia në Ferizaj, duke kërkuar alternativa të tjera se ku të investojë, për besë, marre është me thanë, por kemi qenë tu qajtë te dytë. Nuk mundësh me marr me mend çfarë reagimi ka pas ai investitor. Thoshte: ‘100 deri në 300 milionë euro po dua të investoj, unë e di që është edhe i yni, por edhe i Kosovës, unë e kam derën e hapur edhe në Serbi e Maqedoni e Veriut, ku me gjetë çelësin’, pyeste”, deklaroi Aliu në Debat Plus.
“Më tha, po të isha si ju, do shkoja të ia thyeja derën”, tha Aliu.



