‘Lum’ Neymari, këtë herë duket se ka rënë në të duhurën (FOTO)
Neymar ka ndezur thashetheme të reja në lidhje me jetën e tij private, pasi u fotografua bashkë me modelen braziliane, Mari Tavares.
Ylli i PSG ka qenë vetëm, që kur lidhja e tij e trazuar me partneren afatgjatë, Bruna Marquezine, përfundoi në tetor.
Duke përfituar nga fakti se Ligue 1 ka nisur pushimin dimëror, Neymar ka marrë pjesë në një ceremoni festive. Dhe, ndërsa po kalonte Krishtlindjen në Brazil, ai ushqeu thashethemet e një romance të re, pasi u fotografua së bashku me modelen 20-vjeçare në një “party”.
Bukuroshja bombastike është një përdoruese aktive e Instagramit, ku shpesh tregon format e saj mahnitëse dhe tatuazhet për 175.000 ndjekësit në këtë rrjet social.
Megjithëse çifti nuk është parë duke treguar shenja evidente dashurie me njëri-tjetrin, në Brazil, Tavares tashmë mendohet të jetë e dashura tjetër e Neymar.




