‘Lum’ ofertash për Diego Costa’n nga ekipet e La Ligas
Shtohet lista e skuadrave të La Ligas që janë të gatshme ti vinë në ndihmë Atleticos së Madridit për Diego Costën.
Sulmuesi i përfaqësues spanjolle i cili është nxjerrë jashtë skuadre i ka shpallur luftë Chelsea-it dhe dëshiron vetëm rikthimin te Los Colochoneros.
Por për faktin se Atletico nuk mund të firmosë me asnjë futbollist në këtë merkato, bardhekuqtë janë gati ta blejnë sulmuesin e kombëtares spanjolle dhe të huazojnë deri në Janar në një ekip tjetër të Primeras.
Deportivo La Coruna është një nga skuadrat e interesuara për të patur shërbimet e Diego Costës në pjesën e parë të sezonit dhe me sulmuesin Atletico mund të bëjë të njëjtën sic bëri me Vitolon që e huazoi te Las Palmas.



