Lumbardh Salihu në lidhje dashurie me moderatoren e njohur nga Shqipëria?
Në skenën e showbiz-it po përflitet për një tjetër çift të mundshëm: Erjola Doçi dhe fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Lumbardh Salihu.
Sipas burimeve të “Prive”, gjatë një bashkëpunimi për një projekt filmik, raporti mes dy ish-banorëve të reality show-t ka kaluar përtej miqësisë.
Edhe pse Lumbardhi është tërhequr nga projekti për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, afrimiteti me Erjolën duket se ka vazhduar.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të thashethemeve… por a do të zgjasë shumë kjo “lojë në hije”?



