Lumir Abdixhiku viziton Zvicrën për t’u takuar me mërgatën kosovare: Zgjidh shpresën
Sipas njoftimit të LDK-së, kryetari i partisë dhe kandidat për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të vizitojë Zvicrën më 14 dhjetor për t’u takuar me mërgatën kosovare.
Siç njofton LDK-ja, takimi do të jetë një mundësi për të diskutuar programin qeverisës të LDK-së, vizionin zhvillimor dhe projektet që synojnë ngritjen e standardeve në Kosovë.
LDK i fton të gjithë të marrin pjesë dhe të ndajnë idetë, shqetësimet dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.



