Lushi për këngën e Llalloshit dedikuar Kurtit: Kultivimi i kultit të individit është antishqiptarizëm i rrezikshëm

Lushi për këngën e Llalloshit dedikuar Kurtit: Kultivimi i kultit të individit është antishqiptarizëm i rrezikshëm

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Uk Lushi, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe një kënge të kushtuar liderit të saj, Albin Kurti, duke e cilësuar fenomenin si të rrezikshëm dhe me pasoja shoqërore.

Në një postim në Facebook, Lushi shprehet se mbështetësit e Kurtit kanë kaluar nga entuziazmi fillestar në një fazë tjetër.

“Myhybët e Albin Kurtit e kanë kaluar fazën e euforisë dhe tashmë ndodhen në fazën e çrregullimit psikosomatik. Pas kësaj faze vjen depresioni. Asnjëra nga këto faza nuk sjell asgjë të mirë për kombin shqiptar”, shkruan ai, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë:

Myhybët e Albin Kurti kanë kaluar fazën e euforisë dhe tashmë janë në fazën e çrregullimit psikosomatik.

Pas kësaj faze vjen depresioni.

Asnjëra nga këto faza nuk sjell asgjë të mirë për kombin shqiptar.

Kombi shqiptar ende paguan për kultet e personaliteteve nga shekulli XX dhe kultivimi aktual i kultit të individit nga disa segmente të kombit shqiptar është antishqiptarizëm i rrezikshëm. Duhet të ekspozohet dhe ndalet me çdo kusht nga çdo shqiptar me tru dhe mendje.

Shpërndaje në: