Lutfi Haziri: Krejt Gjilani e Anamorava jemi me Dritën (Foto)

Lutfi Haziri: Krejt Gjilani e Anamorava jemi me Dritën (Foto)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar para sfidës Prishtina-Drita

Drita është shumë afër që të shpallet kampione e Vala Superligës pasi në ndeshjen ndaj Prishtinës i konvenojnë tre rezultate të ndryshme, transmeton Periskopi.

Drita e humbet titullin vetëm nëse humbet me dy gola epërsi, të gjitha rezultatet tjera e bëjnë skuadrën nga Gjilani kampione.

“Jemi veç një hap drejt realizimit të ëndrrës. Uroj të jetë ndeshje fairplay. Krejt Gjilani e Anamorava jemi me ju,” ka thënë Haziri me anë të një postimi në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: