Lutfi Haziri: Mbështetja e qytetarëve ndaj Arbër Ismajlit është motivues, më 12 tetor do të ndodhë rikthimini madh i LDK-së

Lutfi Haziri: Mbështetja e qytetarëve ndaj Arbër Ismajlit është motivues, më 12 tetor do të ndodhë rikthimini madh i LDK-së

Në një postim publik, Lutfi Haziri ka deklaruar mbështetjen e plotë për kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, duke theksuar se më 12 tetor qytetarët do t’ia kthejnë besimin gjilanasve dhe jo “bedelëve”.

Haziri ka bërë të ditur se janë realizuar mbi 500 takime me qytetarët, ku mbështetja për Arbërin dhe Listën e LDK-së është treguar e fuqishme dhe inkurajuese. Ai ka vlerësuar edhe punën e kandidatëve për Asamble, të cilët, sipas tij, po bëjnë një fushatë shembullore me dinjitet dhe kulturë qytetare.

Haziri ka kritikuar qeverisjen aktuale në Gjilan, duke e cilësuar si një mandat të humbur, të karakterizuar nga mungesa e drejtimit, mungesa e buxhetit dhe përjashtimi nga mbështetja institucionale e donatorët. Ai tha se LDK-ja do të ofrojë një model të ri qeverisës, me transparencë dhe përkushtim ndaj qytetarëve, për të rikthyer Gjilanin në rolin që i takon si një kryeqendër e zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor dhe sportiv. “Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin!”, përfundon Haziri.

 

 

Postimi i plotë:

Më 12 tetor, qytetarët do t’ia kthejnë besimin e udhëheqjen gjilanasve, jo bedelëve

Deri tani kemi realizuar më shumë se 500 takime me qytetarët dhe mbështetja e tyre ndaj Arbërit dhe Listës Kandiduese të LDK-së, është impresive e motivuese.

Edhe kandidatët për Asamble, të mbështetur maksimalisht nga strukturat e partisë, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, duke realizuar qindra takime ditore dorë më dorë e shtëpi për shtëpi, duke treguar kulturë të lartë politike e qytetarie, ballëhapur, me integritet e dinjitet.

LDK do të aplikoj qeverisje të mirë, të hapur e me transparencë të plotë ndaj qytetarëve, për t’ia rikthyer shpresën Gjilanit dhe dimensionin e një kryeqendre politike, ekonomike, të arsimit, kulturës, sportit e të sigurisë.

Kjo anarki administrative në katër vitet e fundit në Komunën e Gjilanit, pa kryetar, pa buxhet, pa miq, pa donatorë dhe e përjashtuar nga të gjithë, është bërë e padurueshme. Ky ishte mandat i humbur për Gjilanin.

Më 12 tetor do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së, qytetarët do t’ia kthejnë besimin e udhëheqjen gjilanasve, e jo bedelëve.

Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin!

#GjilaniPertej
#BashkePerGjilan
#ArberIsmajli113

Shpërndaje në: