Lutja e Adem Mikullovcit për deputetët: Mos ta vazhdojmë sikur dje, kodër mas bregu

Lutja e Adem Mikullovcit për deputetët: Mos ta vazhdojmë sikur dje, kodër mas bregu

Kosovës.

Në debatin në lidhje me propozimin e deputetes, Mimoza Kusari – Lila që të përfshihen gratë 40 për qind nëpër borte të kompanive private, pasi folën disa deputetë me radhë, Mikullovci kërkojnë nga ata që mos ta zgjasin, e mos të përsëriten gjërat, raporton Periskopi.

“E kam një lutje; most të vazhdojmë sikur dje, kodër mas bregu”, u shpreh ai.

Deputeti i VV’së, edhe pse Grupi i tij Parlamentar ishte pro këtij propozimi, doli kundër duke thënë se nuk është e drejtë t’iu imponohet kompanive private kënd me e marrë në punë.

“Nuk kemi të drejtë t’iua imponojmë kompanive private, kënd me e marrë a qysh me i marrë në punë”, tha Mikullovci. /Periskopi/

Shpërndaje në: