LVV-ja ende pa emër për president, AAK-ja ia “propozon” Ramush Haradinajn!
Përderisa afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afrohet, partia me shumicën parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka përmendur ndonjë propozim të preferuar të saj. Në këtë parti thonë se për këtë do vendosin pas konsultimeve me subjektet e tjera politike.
“Ende ne nuk e kemi diskutuar në lidhje me propozimin se kush duhet do jetë i përzgjedhuri ose preferuari jonë për çështjen e presidentit besoj se në diskutimet të cilat do t’i bëjë kryetari i LVV-së me subjektet politike do reflektojmë tek përzgjedhja më e mirë e mundshme që do i shërbej edhe Kosovës e proceseve”, tha Abrashi.
Por, në AAK janë më konkret në këtë kuptim. Thonë se kandidati më i përshtatshëm për president është, Ramush Haradinaj. Këtë e pohon edhe bashëkpartiakja, Time Kadrijaj, sipas së cilës, Haradinaj është figura më e denjë për president, i cili mbase do të merrte votën e opozitës në përgjithësi.
“Emri me i konsesual qe ish pranu edhe për opozitën do ishte Ramush Haradinaj. Sepse figura e Haradinaj është një figurë tepër konsensuale…, dhe marrë parasysh kontributin qe ka dhënë për shtetin dhe lidhjet e forta që ka me Amerikën ndoshta do ishte njeri me adekuat që do të ishte propozuar”, tha Kadraj.
Ndonëse e vlerësojnë figurën e Haradinajt, në PDK-së thonë se nuk kanë diskutuar për këtë çështje, por njëfarë forme po presin propozimin e Vetëvendosjes.
“Sigurisht këto tema te presidenti janë aktual ne marrim një vendim te përbashkët si parti dhe përderisa nuk i diskutojmë brenda strukturave dhe nuk dalim me qëndrim sigurisht ai qëndrimet nuk bëhen publike sigurisht ne kemi vlerësime maksimale edhe për Haradinaj për kontributin e tij por në aspektin e zgjedhjes së peridentit mbetet te shihet qarte se cili është propozimi u shumicës dhe pastaj te shikojmë por kryetari i Hamza ka thënë se pa një marrëveshje politike nuk duhet të…. vota e PDK-së”, tha ai për rtv21, transmeton Periskopi.
Ndërsa në LDK pavarësisht insistimit tonë për të marrë një qëndrim të tyre nëse do të mbështesnin Ramush Haradinajn për president, nga ky subjekt nuk u deklaruan për këtë çështje.
As në LVV nuk deshën të fokusohen në kandidimin e mundshëm të Haradinajt për këtë pozitë, por thanë se zgjedhja e presidentit është çështje e vullnetit politik.
“Kriteret e secilit kandidat për president janë përcaktuar me kushtetutë dhe ligj dhe kushdo që i përmbushë ato kritere nuk është qe paraqet ndonjë pengesë e por se janë çështja te tjera ne pyetje janë çështje te vullnetit politik dhe do ulemi te diskutojmë me akterë të ndryshëm”.
Së fundmi, Ramush Haradinaj dhe dorëheqje nga pozita e kryetarit të AAK-së./Periskopi



