Macron emëron Ministre të Sportit, ish kampionen e notit
Ish-kampionia e notit, Roxana Maracineanu, është emëruar ministre e Sportit në Francë, në vend të ministres së larguar, Laura Flessel.
Maracineanu, 43 vjeçe, është vajza e refugjatëve politikë rumunë në Francë. Maracineanu ishte kampione e botës në not në 200 metra në Botërorin e vitit 1998 në Perth, Australi.
Maracineanu ka edhe eksperiencë politike, në veçanti ajo e këshilltares së rajonit të Ile-de-France, në Paris.
Korrikun e kaluar, kryeministri Edouard Philippe i kishte bërë një kërkesë për të ndjekur një mision të Ministrisë së Arsimit për të luftuar kundër mbytjeve të shumta të turistëve në det dhe në pishina.
Roxana, vajzë e refugjatëve rumunë, është cituar, ndër të tjera, si shembull i integrimit.



