Macron: Nëse e poshtërojmë Shqipërinë, destabilizohet rajoni

Macron: Nëse e poshtërojmë Shqipërinë, destabilizohet rajoni

“Ata duan t’i hapin derën Maqedonisë e Veriut, është e vogël, ka ndryshuar emrin e saj dhe kjo është një arritje e vërtetë historike. Nuk frikëson askënd. Realiteti është që nëse nuk i hapim derën Shqipërisë, do të shkaktojmë një traumë të tmerrshme në rajon. Komuniteti shqiptarë është kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, ju do të destabilizoni rajonin në një mënyrë të vazhdueshme…”, thotë në intervistë për “The Economist” presidenti i Francës, Emanuel Makron

Bindja ime është që, një, ne duhet të reformojmë procedurat tona të anëtarësimit, ato nuk janë më të përshtatshme për qëllimin. Ato nuk janë strategjike, nuk janë politike, janë shumë burokratike dhe jo të kthyeshme, ndërsa ju duhet të jeni në gjendje në një moment të merrni në konsideratë çështjen e reversibilitetit. E dyta, nëse shqetësoheni për këtë rajon, çështja e parë nuk është as Maqedonia, as Shqipëria, ajo është Bosnje-Hercegovina… kështu është shprehur presidenti i Francës, Emanuel Makron në një intervistë për revistën prestigjioze “The Economist”.

The Economist: Duke folur për atë që politika juaj ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka ngjallur shumë kritika nga partnerët tuaj. Si e shpjegoni pozicionin tuaj?

EM: Por unë u kam thënë atyre që nuk janë në përputhje…

The Economist: Por vetë ju keni thënë që keni dashur një Evropë strategjike për sa i përket fqinjësisë së saj?

EM: Por a duhet të jemi ne të vetmit që themi: “strategjia është të integrojmë fqinjësinë tonë”? Ky është një propozim i çuditshëm politik. Në fakt unë do t’ju nxis të shqyrtoni qëndrueshmërinë e një qasjeje që shpie në thënien: “zemra e politikës sonë të jashtme është zgjerimi”. Kjo do të thoshte se Evropa mendon për ndikimin e saj vetëm për sa i përket qasjes, veçanërisht në tregun e vetëm. Kjo është antagoniste ndaj idesë së një Evrope të fuqishme. A është Evropa si një treg.

Jam përpjekur të jem konsistent, u kam thënë atyre: “Ne kemi një problem. Ne nuk mund ta bëjmë atë të funksionojë me 27 prej nesh; 28 sot, 27 nesër. A mendoni se do të funksionojë më mirë nëse ka 30 ose 32 prej nesh? ” Dhe ata më thonë: “Nëse ne fillojmë bisedimet tani, do të jetë në dhjetë ose 15 vjet. ”Kjo nuk është e sinqertë me qytetarët tanë ose me ato vende. Unë u kam thënë atyre: “Shihni bashkimin bankar”. Krizën në vitin 2008 me këto vendime të mëdha; fundin e bashkimit bankar në vitin 2028. Na duhen 20 vjet për reforma. Pra, edhe nëse i hapim këto negociata tani, ne ende nuk do ta kemi reformuar bashkimin tonë nëse vazhdojmë me ritmin e sotëm.

Kështu që sipas meje, kemi nevojë: nën një, një test konsistence. Nëse duam një Evropë të fuqishme, ajo duhet të lëvizë më shpejt dhe të jetë më e integruar. Kjo nuk është në përputhje me hapjen e një procesi të zgjerimit tani. Dy, ata që ju thonë se duhet të zgjerohemi janë të njëjtët që thonë se duhet ta mbajmë buxhetin në 1%. Kjo është metafora që kam përdorur me tostin një ditë tjetër. Disa duan që copa e tostit të vazhdojë të bëhet gjithnjë e më e madhe, por kur bëhet fjalë të shtohet më shumë gjalpë, ata refuzojnë. Në fund, Evropa bëhet një treg, por nuk ka më asnjë solidaritet dhe asnjë politikë për të ardhmen. Nëse shpenzojmë të njëjtën sasi parash për diçka që është më e madhe, nuk ka më politikë të konvergjencës, nuk do të ketë më asnjë projekt politik në planin afatgjatë, dhe nuk ka më aftësi për të investuar në lidhje me botën e jashtme. Pra, atëherë ata ju thonë: është mënyra e vetme për të parandaluar Rusinë, Turqinë dhe Kinën që të mos jenë mbretër në këto vende. Por këto ndikime vazhdojnë, dhe po rriten, në vendet që janë tashmë në negociata, ose ndonjëherë edhe në ato vende që tashmë janë anëtare.

Të paktën nëse do të thoshim: “Do të bëjmë një përpjekje, do të investojmë, do t’i themi bizneseve tona që të ecin me shpejtësi të plotë përpara, do të shpenzojmë në zhvillim, në kulturë, arsim”, do të kishte kuptim . Hapja e një procesi thjesht burokratik është absurde. Duhet të shtoj se shumica e tyre ishin në favor të hapjes për Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë. Gabim fatal.

The Economist: A mendoni se po fshihen pas Francës?

EM: Jo vetëm që mendoj, por unë e di atë. Pyetni ata nesër nëse duan t’i hapin derën Shqipërisë. Gjysma e tyre do të thonë jo. Ata duan t’i hapin derën Maqedonisë e Veriut, është e vogël, ka ndryshuar emrin e saj dhe kjo është një arritje e vërtetë historike. Nuk frikëson askënd. Realiteti është që nëse nuk i hapim derën Shqipërisë, do të shkaktojmë një traumë të tmerrshme në rajon. Komuniteti shqiptarë është kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, ju do të destabilizoni rajonin në një mënyrë të vazhdueshme.

Pra, bindja ime është që, një, ne duhet të reformojmë procedurat tona të anëtarësimit, ato nuk janë më të përshtatshme për qëllimin. Ato nuk janë strategjike, nuk janë politike, janë shumë burokratike dhe jo të kthyeshme, ndërsa ju duhet të jeni në gjendje në një moment të merrni në konsideratë çështjen e reversibilitetit. E dyta, nëse shqetësoheni për këtë rajon, çështja e parë nuk është as Maqedonia, as Shqipëria, ajo është Bosnje-Hercegovina. Bomba me tajmer që po rrahë menjëherë pranë Kroacisë, dhe e cila përballet me problemin e kthimit të xhihadistëve, është Bosnje-Hercegovina. E treta është se ne kemi nevojë për të reformuar procedurat tona të anëtarësimit para se të hapim negociatat. Nëse e arrijmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë do të jem i gatshëm të hap negociatat. Gjithsesi, nëse ata kanë bërë edhe disa përpjekje shtesë të mbetura. Por, nuk dua ndonjë anëtar të ri të mëtejshëm derisa të reformojmë vetë Bashkimin Evropian. Sipas mendimit tim, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm. (koha.mk)

 

Shpërndaje në: