Mahrez afër kalimit në Chelsea
Antonio Conte dëshiron të vazhdojë revulocionin e tij në skuadrën e Chelsea.
Trajneri italian ka shokuar tifozët e Chelsea pasi nuk llogaritë më në shërbimet e sulmuesit Diego Costa.
Sipas ‘London Evening Standard’ Chelsea do të transferojë Lukakun dhe anësorin e Leicesterit, Ryad Mahrez, transmeton Periskopi.
Chelsea është në rrezik ta humbasë edhe yllin belg Eden Hazard i cili po kërkohet me ngulm nga Real Madridi.
Leicesteri është pajtuar me largimin e Mahrez, por tani do ta pranojë ofertën më të mirë.
Të interesuara për Mahrez janë edhe dy skuadrat tjera londineze, Arsenal dhe Tottenham. /Periskopi/



