Mahrez dëshiron Arsenalin

Mahrez dëshiron Arsenalin

Mesfushori i Leicester City, Riyad Mahrez dëshiron një kalim te Arsenali.

Mahrez në dy vitet e fundit ka shkëlqyer në futbollin anglez dhe tashmë ka vendosur t’i jap fund aventurës së tij me ish kampionin anglez.

Algjeriani është duke u kërkuar edhe nga Chelsea, Liverpool dhe Tottenham.

Por, sipas Le buteur, Mahrez favorizon një kalim te Topçinjtë.

Arseyet për preferencën e tij vijnë për shkak të admirmit të tij për Arsene Wengerin.

Ai po ashtu ndjen se do të ishte në gjendje për një pozitë të rregullt në 11-shen e parë nën Wengerin, më shumë se sa nëse do të punonte me Conten ose Kloppin. /Periskopi/

Shpërndaje në: