Mahrez kërkon largimin nga Leicester
Anësori algjerian Ryad Mahrez ka kërkuar largimin nga ish kampioni i Anglisë, Leicester.
Mahrez është duke u kërkuar nga Arsenali dhe Monaco dhe ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga ‘dhelpërat’, raporton Goal.com shkruan Periskopi.
26-vjeçari që katër vite është pjesë e klubit anglez dhe ishte lojtari kryesor në shpalljen kampion të Premierligës në sezonin e kaluar.
Ai ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku tregon se dëshiron të largohet nga klubi.
“Me gjithë respektin për Leicester Cityn, unë dua të jem i sinqertë dhe transparent me skuadrën, pasi ndjej që është momenti për t’u larguar”, tha Mahrez gjatë një konference për media.
“Vitin e kaluar u mora vesh me drejtuesit e skuadrës që të qëndroj edhe një vit, në mënyrë që të luftojmë sërish për titull dhe të arrijmë sa më lartë në Ligën e Kampionëve. Tashmë ndjej që ka ardhur koha për përvojë të re”.
Leicesteri e vlerëson Mahrezin 45 milionë euro. /Periskopi/




