Majk në klipin e ri është veshur njësoj si Gigi Hadid (FOTO)
Ditën e djeshme, Majk dhe Getoar Selimi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të tretë “Paris Milano”.
Në klip, reperi Majk kishte zgjedhur një look të veçantë. Ajo që binte në sy ishte momenti ku ai shfaqej pranë pishinës me një robdëshambër me dizajn tejet interesant ku mbizotëron ngjyra e artë.
Bëhet fjalë për një veshje të markës “Versace” të cilën Majk ka zgjedhur ta mbajë të mbërthyer teksa qëndron buzë pishinës me një palë shapka dhe me një puro në dorë.Të njëjtën veshje, modelja e njohur Gigi Hadid e ka veshur në një nga ditët e saj të zakonshme, dy vite më parë. Kjo veshje kushton hiç më pak se 2380 funta.
Epo mesa duket ky është rasti kur të dyja gjinitë mund të veshin të njëjtën gjë dhe të ngjajnë shumë bukur.





