Majlinda Kelmendi detyrohet të përdorë ‘dhunë’ ndaj Fisnik Ismailit (Foto)
Majlinda Kelmendi, është emri që përmendet me krenari të lartë, sa herë flitet për sukseset që i solli vendit e këtë veç një dashamirëse e flaktë e sportit, e profilizuar në xhudo, arriti ta bëjë.
Sukseset e pandalshme të Majlindës, për të cilat më mirë se kushdo tjetër flasin medaljet e njëpasnjëshme, bën që Kosova të shquhet për njerëz plot potencial ani pse si shtet i vogël.
Derisa Majlinda, lirisht mund ta mbajë me krenari epitetin ‘yll’, të kundërtën e suksesve të saj deri tani, kanë bërë subjektet politike prej të cilave nuk gëzojnë as përkrahje, sportistët e tillë si xhudistja shqiptare.
Kur flitet, për aktivitet e lira të saj, shpesh herë është deklaruar se nuk i ka shumë në qejf daljet, e përkushtuar maksimalisht në ushtrime, kjo është ajo që Majlinda di të bëjë më së miri.
Këtë nuk heziton ta tregojë kohë pas kohe edhe përmes rrjeteve sociale, derisa ky i fundit është shumë ndryshe seç jemi mësuar ta shohim.
Si duket ‘viktimë’ e Majlindës janë politikanët kosovar, ndër ta Fisnik Ismaili të cilit nuk i’u desh fjala për të ‘goditur’, por me shaka ashtu siç shfaqen në këtë imazh, përdor forcën prej xhudisteje.
Eh, natyrisht, aspak e lehtë në një situatë të tillë, derisa Fisnikun e njohim si njërin nga personat që ngrit zërin vazhdimisht për probleme nga më të ndryshmet, e veç kësaj nuk i mjafton kritika po që se brenda saj nuk përfshihet ‘banaliteti’ e shprehjet më vulgare.
Gjithsesi, ky imazh përçon një miqësi të afërt që duket të gëzojnë Majlinda Kelmendi e Fisnik Ismaili, gjë për të cilin nuk ishim të informuar deri tani.
/Kosovarja/




