Majlinda Kelmendi prek finalen – Kthehet si kampione nga lëndimi

Majlinda Kelmendi prek finalen – Kthehet si kampione nga lëndimi

Kampionia olimpike në xhudo, kosovarja Majlinda Kelmendi, është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më mbresëlënëse dhe frymëzuese të mundshme, duke e arritur finalen e Grand Slamit Abu Dhami të shtunën, gara e saj e parë që prej lëndimi të gjatë 14-mujor.

Kelmendi në gjysmëfinale e mposhti britaniken Chelsie Giles duke fituar me Ippon, në kategorinë -52 kilogramë.

Kjo nënkupton se kosovarja e ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë nga ky turne, por në finale për të artën do të luftojë ndaj italianes Odette Giuffrida.

Ndërkohë, edhe Nora Gjakova ka kaluar në finale të Abu Dhabit, në kategorinë -57 kilogramë.

Distria, në anën tjetër, do të luftojë për një vend në finale në duelin e saj gjysmëfinal ndaj Paula Paretos nga Argjentina.

 

Shpërndaje në: