Majlinda Kelmendi vitin e kaluar ushtronte me çorape të leshta

Majlinda Kelmendi vitin e kaluar ushtronte me çorape të leshta

Majlinda Kelmendi, arriti të fitojë medaljen e artë oplimpike. Xhudistja nga Peja, ushtron në klubin ‘IPPON’ në Pejë.

Kushtet në të cilat ushtron majlinda, janë të tmerrshme. Ajo vitin e kaluar në një intervistë për Kallxo.com, kishtë thënë se ushtron me çorape të leshta.

“Unë jam Kampione e dyfishtë botërore mriëpo vendi ku unë ushtroj tash dimrit është ndoshta -10 gradë -15 gradë edhe është shumë jo në rrëgull dhe realisht më vjen turp me ju tregu garuesve të nivelit tem vendin ku unë ushtroj qysh është ose kushtet në të cialt ushtroj. Dihet qysh ushtrojnë kampionët botërore ose sportistët të cilët janë më të mirët në botë. E unë vij në mëngjes këtu, ndoshta edhe mbasdite me çorape të leshta me ushtru, me vesh duks me vesh kimonen, i ki pesë kilogram tesha edhe duhesh me ushtru. Ajo nuk është aspak në rrëgull. Mirëpo njerëzve nuk po ju bjen mend aspak” kishte thënë Majlinda vitin e kaluar për Kallxo.com.

Shpërndaje në: