Majlinda krenare me Kosovën: Askush nuk të respekton si vendi yt

Majlinda krenare me Kosovën: Askush nuk të respekton si vendi yt

Kampionia e botës dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ka deklaruar se ka pasur oferta të majme nga shtete të ndryshme botërore për t’i përfaqësuar ata në xhudo.

Ajo në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka thënë se e ka ditur që ofertat ishin te mira, por jo në masën sa i ka ofruar një shtet.

“Ishim në një takim bashkë me Tonin (Driton Kuka), kur rastësisht takuam përfaqësuesit e asaj federate dhe kur e morra vesh shumën mbeta e shtangur”, ka thënë ajo.

Kampionia olimpike ka thënë se megjithatë nuk është penduar që e ka refuzuar atë ofertë pasi respekti që ka në Kosovë nuk beson që do ta kishte në ndonjë vend tjetër.

“Nuk do ta kisha pranuar ofertën edhe nëse do ta dija shumën që do të përfitoja, sepse respekti që e merr ne vendin tënd nuk besoj se e merr diku tjetër”.

Majlinda ka thënë se nuk mban në mënd ndonjë pritje që i ka bërë përshtypje nga liderët institucional, por në mendje i ka mbetur pritja që asaj i është bërë nga qytetarët e Kosovës, kur ka parakaluar nëpër Prishtinë me autobusë, pasi ishte shpallur kampione.

Shpërndaje në: