Malcom: Roma? Unë gjithmonë dëshiroja transferimin te Barcelona

Malcom: Roma? Unë gjithmonë dëshiroja transferimin te Barcelona

Malcom ishte pranë transferimit te Roma, por në fund Barça u tregua dinake dhe e solli në Camp Noi

21-vjeçari u transferua nga Bordeaux te Barcelona për shumën prej 41 milionë euro edhe pse klubi frnacez fillimisht kishte arritur marrëveshje me Romën, transmeton Periskopi.

“Unë gjithmonë dëshiroja kalimin te Barcelona,” ka thënë Malcom.

“Unë gjithomonë dëshiroja kalimin te Barcelona. Agjentët e mi kanë qenë përgjegjës për këtë çështje.

“Ishte një mundësi për të luajtur për Barcelonën dhe këtu do të luaj me lojtarët më të mirë në botë.”Unë jam shumë i lumtur që mund të jem në një skuadër si kjo.

“Është shumë vështirë të vij në Barcelonë, por do të jap gjithçka për të bërë një punë të mirë. Unë jam shumë i lumtur në zemrën time, po e realizoj një ëndërr që kam pasur që nga fëmijëria,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: