Maldini: Verrati transferohu në Barcelonë
Paolo Maldinni ka folur rreth çështjes së bashkombësit të tij, Marco Verratti.
Legjenda e Milanit i ka bërë thirrje mesfushorit të Paris Saint-Germain, të largohet dhe të transferohet të gjiganti spanjoll, Barcelona.
Maldini beson se Barcelona është skuadra ideale për Verrattin.
“Mendoj se është më së miri që të largohet nga skuadra e tanishme”, deklaroi Maldini
“Do të ishte perfekt për Barcelonën dhe Barcelona do të ishte perfekt për të”, përfundoi Maldini. /Periskopi/




