Maliqi: Nuk ka bombë prej jashtë që mundet me na shpëtu prej budallakisë sonë kolektive

Maliqi: Nuk ka bombë prej jashtë që mundet me na shpëtu prej budallakisë sonë kolektive

Analisti Agon Maliqi është shprehur i ashpër pas reagimit të Ambasadës Amerikane në Kosovës e cila ka kritikuar moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se bombat prej jashtë e ndihmuan lirinë prej Serbisë por që nuk ka bombë prej jashtë që mundet me “na shpëtu prej budallakisë sonë kolektive”, raporton Periskopi.

“Bombat prej jashtë na e mundësuan lirinë prej Serbisë. Nuk ka bombë prej jashtë që mundet me na shpëtu prej budallakisë sonë kolektive. Këtë punë mund ta bëjmë veç vetë. Ja edhe një rast me 28 dhjetor. Kjo punë nuk ka të bëjë me nënshtrim ndaj dikujt. Harroni reagimet prej Ambasadave, BE-së, OSBE-së dhe të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë që dikur ishin adresa shprese për ne si popull i shtypur. Sepse ta zëmë se ata janë duke e ndjekur interesin e vet dhe se e gjithë bota demokratike është e dehur dhe vetëm ne jemi esëll. Thjesht ta pyesim veten se cili është interesi i Kosovës, dhe në cilin univers paralel ky interes ndiqet më mirë duke sajuar beteja të panevojshme politike që na izolojnë prej botës së cilës duam t’i takojmë?  Me autogola të vazhdueshëm dhe për nevoja popullsitë, të drejtat e serbëve i kemi kthyer në problem ndërkombëtar dhe në municion për Vuçiqin, dhe kjo do të rezultojë me ndërhyrje edhe më të madhe ndërkombëtare, pasojat e së cilës do të paguhen kur të na dalë dehja”, ka shkruar Maliqi.

Shpërndaje në: