Maliqi për Hotin e Mustafën: Asistenti më premtues se profesori

Maliqi për Hotin e Mustafën: Asistenti më premtues se profesori

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë se edhe vet Avdullah Hoti mund të jetë ende i befasuar me nominimin nga LDK-ja, për kryeministër.

Maliqi ka thënë në Analiza Zgjedhore se premtimi i Hotit se do ta bëjë pesë miliardë buxhetin e Kosovës është i pamundur, njofton Klan Kosova.“Sa i përket pesë miliardëshit është i pamundur edhe për dhjetë vjet të realizohet”.

“Jo vetëm te LDK por edhe partitë tjera del në pah nevoja për të riformuar partitë politike”.“Për demarkacionin më shumë ikte në përgjigje se sa jepte një zgjidhje”, ka thënë Maliqi për Hotin.Prapë se prapë Maliqi ka thënë se brezi i politikanëve si Hoti i japin shpresë atij.

“Asistenti po më premton më shumë se sa profesori i tij”, ka përfunduar Maliqi, kur ka bërë një krahasim mes Avdullah Hotit dhe kryeministrit në largim, Isa Mustafa.

Shpërndaje në: