Maliqi: Rubin po e çmonton argumentin e përgjegjësisë komanduese të Thaçit i cili është qëndror në rastin e prokurorisë

Maliqi: Rubin po e çmonton argumentin e përgjegjësisë komanduese të Thaçit i cili është qëndror në rastin e prokurorisë

Analisti Agon Maliqi ka reaguar për dëshminë e James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, i cili është thirur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Maliqi ka thënë se Rubini po e çmonton argumentin e përgjegjësisë komanduese të Hashim Thaçit, që është argumenti kryesor i Prokurorisë se Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Rubin me një dëshmi të vetme dhe me autoritetin e SHBA prapa vetes po e çmonton argumentin e përgjegjësisë komanduese të Thaçit i cili është qëndror në rastin e prokurorisë.” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në: