“Mallkimi Juventus”, Interi dhe Roma nuk dinë për fitore që prej ballafaqimit me ‘Zonjën e Vjetër’
Interit dhe Roma nuk po arrijnë të fitojnë në Serie A në ndeshjet e fundit dhe kanë mbetur në pozitat katër dhe pesë.
Por dy klubet e njohura italiane kanë një gjë të përbashkët për mossukseset në kampionat.
Inter pasi barazoi me Juventusin pa gola, nuk ka arritur të fitojë në gashtë ndeshje radhazi.
Këtu vijnë dy humbje dhe katër barazime. Humbje e parë në kampionat erdhi me Udinesen në shtëpi (3-1), pastaj edhe një humbje tjetër me Sassuolon si mysafirë (1-0).
Pastaj barazoi me Lazion (0-0), Firorentinën (1-1), Romën (1-1) dhe Spal (1-1).
Inter pas këtyre rezultateve ka rrëshqitur në vendin e katërt.
Sa i përket Romës rezultatet janë edhe më të dobëta. Pas ndeshjes me Juventusin ku humbën 1-0, në pesë ndeshje morën tri barazime dhe dy humbje.
Roma është në vendin e pestë në Serie A.




