Malta – Kosova: Pjesa e dytë pritet me ndryshim drastik të motit
Malta dhe Kosova janë duke bërë përgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes, e cila starton në orën 18:00.
Sipas informacioneve të fundit nga Ta’ Qali, pritet të ketë ndryshim të motit gjatë dy pjesëve, shkruan Periskopi.
Pjesa e parë pritet të jetë me 17°C, kurse gjatë pjesës së dytë pritet të nis moti me shi, çka do ta vështirësonte terrenin e stadiumit nacional të Maltës.
Gjithsesi, le të shpresojmë në një fitore të djelmoshave tanë. /Periskopi/



