Maltezët ndër sy “Kemi koqe të mëdha”, Dardanët ua kthejnë “jemi krenarë që jemi shqiptarë”

Maltezët ndër sy “Kemi koqe të mëdha”, Dardanët ua kthejnë “jemi krenarë që jemi shqiptarë”

Kosova po fiton 1 me 0 në ndeshje kundër Maltës në Ta’qali. Në përgjithësi, Kosova luajti mirë duke krijuar raste dhe duke mos i krijuar hapësira të mëdha kundërshtarit – por vërehej mendjemadhësia e mesfushorëve dhe sulmuesve, dhe paniku në mbrojtje, shkruan Periskopi.

Atmosfera në stadium dukej mjaft e mirë megjithëse me fare pak tifozë. Në një prej banerëve të tifozërisë malteze shkruhej: “Jemi ishull i vogël, por kemi koqe të mëdha” [lexuesit nga Shqipëria që nuk e kuptojnë se çka janë koqet, i ftojmë të konsulltojnë fjalorin].

Ndërkohë, edhe tifogrupi Dardanët dëgjohej në vazhdimësi dhe biles ishte më i zhurmshëm se ai maltez. Nganjëherë, zëri i një tifozi të vetëm dëgjohej duke bërtitur “O sa mirë me qenë shqiptar, o hej, o hej”.

Në pjesën e dytë kjo lojë pritet të prodhojë gola të tjera. Se a do ta ketë fjalën kryesore mendjemadhësia e sulmuesve apo paniku i mbrojtëse, mbetet të shihet.

Shpërndaje në: