Mami Xhensila i kthehet koncerteve, ndarjen nga vajza e përjeton rëndë
Vetëm tre muaj më parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë dhe tashmë i është rikthyer koncerteve.
Por, duket se këtë rikthim këngëtarja e njohur e ka “vuajtur” jo pak.
Sipas bashkëshortit të saj aktorit Bes Kallaku, Xhensila ka kaluar tre ditë duke qarë për këtë shkëputje nga e vogla e saj Ajka.
“Ata sytë e enjtur që kanë tre ditë që qajnë se do lesh vajzën vetëm. Fshije komentin po deshe mke plasë veshët.” Ka komentuar me humor Besi.
Çifti kanë publikuar disa fotografi së bashku nga udhëtimi drejt Vienës, aty edhe ku performoi këngëtarja të shtunën mbrëma.
Ata janë prindër të princeshës së vogël, Ajka, ndërsa mami dhe babi i janë rikthyer punës si artistë, ndonëse vajza ka vetëm 3 muaj jetë.





