Man City i bëhet hije Arsenalit, e mund edhe Newcastle Utd

Man City i bëhet hije Arsenalit, e mund edhe Newcastle Utd

Manchester City ka përfituar nga gabimi i Arsenalit për t’iu afruar në vetëm dy pikë pas fitores ndaj Newcastle United.

“Qytetarët” i arkëtuan pikët e plota në “Etihad” falë një fitore 2-1, ku e tërë vëmendja doli të jetë te talenti O’Reilly.

Nico O’Reilly e finalizoi asistimin e Marmoush për ta zhbllokuar epërsinë pas 14 minutave lojë.

Newcastle arriti të kthehet në lojë përmes Leëis Hall pas asistimit të Ramsey (22’), raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, vetëm pesë minuta më vonë O’Reilly e riktheu epërsinë pas asistimit të Haalandit (27’).

Mysafirët në fakt gjetën edhe një herë rrugën drejtë rrjetës, por që goli i Dan Burn u anulua për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Man City tani shkon në kuotën e 56 pikëve, dy më pak se lideri Arsenal kurse Newcastle zë pozitën e 10-të me 36 sosh./Periskopi/

Shpërndaje në: