Man United në panik: Mourinho mund të largohet sepse nuk mund të konkurojë me Cityn e Guardiolas
Manchester United po ka frikë se mund të humbasë menaxherin e saj, Jose Mourinho, që mund t’i bashkohet PSG-së gjatë verës së ardhshme.
United ka frikë se Mourinho largohet, pasi ai nuk mund të konkurojë me Manchester Cityn e Pep Guardiolas, transmeton Periskopi.
Sipas The Sun, liderët e United janë të shqetësuar se një ofertë nga klubi që mbështetet prej Katarit, nuk do të mund ta refuzonte portugezi.
Trajneri portugez jo shumë kohë më parë kishte nxitur disa spekulime se “PSG ka diçka speciale”. /Periskopi





