Man United pa yllin anglez ndaj Saint-Etiennet

Man United pa yllin anglez ndaj Saint-Etiennet

Pritej që futbollisti të mungonte për ndeshjen e fundjavës ndaj Southamptonit në finale të EFL Cup, për shkak të operimit të një dhëmbi, por ai kishte ushtruar me bashkëlojtarët gjatë kësaj jave.

 

Megjithatë, pak para nisjes drejt Francës, Unitedi ka publikuar listën e skuadrës prej 20 futbollistëve dhe Rooney dhe Ander Herrera që është i suspenduar mungojnë.

Rooney nuk është paraqitur për Unitedin që nga 1 shkurti, ndërsa raportohet se mund të kalojë në Kinë gjatë verës.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar 3 me 0 takimin e parë.

Shpërndaje në: