Man Utd kërkon Toni Kross në këmbim të De Gea-s (Foto)
David De Gea mund të largohet nga Manchester United vetëm me një kusht.
Sipas mediave angleze besohet se drejtuesit e gjigantit anglez iu kanë thënë atyre të Real Madridit që nëse e duan De Gea-n, në drejtim të kundërt duhet të vie mesfushori gjerman Toni Kross.
Trajneri portugez Jose Mourinho është duke e kërkuar një mesfushor qëndror për të formuar një partnership me Ander Herrara-n dhe Paul Pogba-n, transmeton Periskopi.
Tashmë janë bërë dy vite prej që Real Madrid është i interesuar vazhdimisht për transferimin e ish portierit të Atletico Madrid-it.

Toni Kross është një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij
‘Djajtë e kuq’ e vlerësojnë portierin spanjoll rreth 60 milionë euro. /Periskopi/





