Manaj-Inter, lajm i madh
“Zgjedhja për t’u larguar nga Pescara, ku gjithsesi ai u paraqit mirë me 13 ndeshje dhe 2 gola në pjesën e parë të sezonit, u ndikua nga fakti se klubi kishte nevojë për më shumë eksperiencë dhe peshë në repartin e avancuar për pjesën e dytë të sezonit. Mendoj se blerja e Gilardinos duhet parë në këtë aspekt.
Si rrjedhojë, me marrëveshje të ndërsjellë me Pescarën dhe Interin, pamë rreth e rrotull dhe zgjodhëm Pizan. Në fund të sezonit me 99% lojtari do të kthehet te Interi e më pas të shohim se çfarë do të bëjmë”, përfundoi agjenti i Manajt.



