Manaj te klubi i madh
Gjithsesi, qëndrimi te zikaltërit në këtë edicion nuk pritet të zgjasë për një kohë të gjatë sepse te Interi po punojnë që t’i gjejnë një tjetër skuadër talentit kuqezi, për të vazhduar karrierën në gjysmën e mbetur të sezonit.
Përveç interesimit nga skuadrat italiane, ku emri më i rëndësishëm është Empoli, tashmë për Rey Manajn vjen edhe hipoteza për një transferim të mundshëm në kampionatin spanjoll.
Mediat italiane theksojnë se disa skuadra të La Ligës mund të jenë të interesuara për shërbimet e sulmuesit.



