Manaj transferohet te skuadra italiane
Kuptohet që jo me Interin e Spaletit, por së fundmi në skenë është shfaqur skuadra e Beneventos.
Ekipi që është ngjitur këtë vit në Serinë A, ka nisur kontaktet me drejtuesit zikaltër për të marrë në formë huazimi sulmuesin shqiptar për këtë sezon.
Marrëdhënia e skuadrës zikaltër me këtë klub është shumë e mirë, duke qenë se në skuadrën e drejtuar nga Marko Baroni janë edhe dy lojtarë zikaltër:
Xhorxh Pushkash dhe Brajt Giamfi. “Sky Sport” ka bërë me dije se bisedimet janë drejt finalizimit dhe shumë shpejt shqiptari mund të ketë skuadër për të nisur përgatitjet për edicionin e ri.



