Manchester City | 65 milionë euro për mbrojtësin e La Ligas
Skuadra e Manchester Cityt po insiston për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.
Për kartonin e tij skuadra angleze ka ofruar një dëmshpërblim prej 65 milionë eurosh, ka njoftuar e përditshmja spanjolle “AS”.
23-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që e sheh si përforcim të duhur për repartin defensiv.

Më herët interesim për Laporten pati treguar edhe Barcelona, që u tërhoq për shkak të çmimit të lartë, për të transferuar më pas kolumbianin Yerry Mina.



