Manchester City blen edhe një mbrojtës në vlerë prej 65 milionë eurove
Blerja e futbollistit të Atheltic Bilbaos, Aimeric Laporte, nga Manchester City mund të konsiderohet fakt i kryer dhe pritet vetëm firma e futbollistit mbi kontratë.
23-vjeçari, i mësohet se do të udhëtojë të hënën drejt Manchesterit, u është nënshtruar analizave të gjakut në një klinikë mjekësore në Bilbao për llogari të “Citizens”, ndërsa ditët në vazhdim do të kryejë testet e përgjithshme mjekësore në Manchester. Kjo lëvizje erdhi me mirëkuptimin e drejtuesve të klubit. Atheltic Bilbao do të përfitojë plot 57 milionë stërlina nga ky transferim.




