Manchester City fiton kupën e parë për këtë sezon – triumfon në finale të kupës me rezultat 3:0 ndaj Arsenalit

Manchester City fiton kupën e parë për këtë sezon – triumfon në finale të kupës me rezultat 3:0 ndaj Arsenalit

Manchester City ka fituar trofeun e parë për këtë edicion “Carabao Cup”, duke e mposhtur në finale skuadrën e Arsenalit.

Ekipi i Pep Guardiolës fitoi këtë finale me rezultat bindës 3:0.

Aguero realizoi golin e parë në minutën e 18, pas asistimit nga portiere Claudio Bravo.

Në pjesën e dytë City shënoi edhe dy herë, përmes Kompanys e Silvas.

Për Arsenalin në këtë takim u paraqitën edhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, por nuk arritën ta ndihmojnë skuadrën për ta fituar këtë trofe.

Shpërndaje në: