Manchester City ‘frikësohet’ nga tifozët e Liverpool, ndryshon rrugën për në Anfield
Manchester City do përdor një rrugë dytësore të dielën për në stadiumin Anfield, pasi në ndeshjen e kaluar u sulmuan nga tifozët e Liverpool.
Në prillin e vitit të kaluar, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, autobusi i Cityt u sulmua nga tifozët e ‘Të Kuqëve’ pa ndonjë arsye.
Policia e Merseyside ka konfirmuar se ka marrë masa të jashtëzakonshme që ajo ngjarje të mos përsëritet, transmeton Periskopi.

Liverpool dhe City takohen të dielën me fillim nga ora 17:30.
”Ne kemi përgatitur një plan operativ për ndeshjen e së dielës, për të tentuar që ato skena të mos ndodhin më”, ka konfirmuar njëri nga policët e rajonit të Liverpool.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola pati deklaruar se nuk e kuptonte se pse ishin sulmuar, para se Liverpool të kërkonte falje, duke thënë se nuk e dinin kush ishte i fshehur pas kësaj ngjarje.
Fatmirësisht, asnjë lojtarë nuk pësoi lëndime, përveç dy oficerëve të policisë./Periskopi/



