Manchester City me ofertë zyrtare për yllin e Napolit
Raportohet se Manchester City ka bërë një ofertë rreth 40 milionë euro për Jorgihno të Napolit
Jorginho ka zgjuar interesim të madh te klubet e mëdha angleze si Manchester City e Liverpool, me të parët që tashmë kanë bërë edhe ofertë zyrtare, transmeton Periskopi.
Sipas ‘Gianluca Di Marzio’ City ka bërë ofertë prej 40 milionë euro për Jorginhon, por Napoli ia ka rritur çmimin në 60 milionë.
Pep Guardiola është admirues i madh i mesfushorit të Napolit i cili ka kompletuar 89.4 përqind të pasimeve këtë edicion në Serie A. /Periskopi/




