Manchester City ndryshon stilin e dhomave të zhveshjeve: Ato ngjajnë si një hotel me 5 yje (Foto)
Një ristilizim e kishte kërkuar vetë Pep Guardiola, i cili dëshironte një dhomë zhveshjeje të rrumbullakët (për të shmangur uljen e lojtarëve sipas klaneve) dhe komode për futbollistët e tij. Drejtuesit e Mançester Sitit nuk kursehen në të tilla raste dhe realizuan një prej atyre që sot mund të quhet dhoma e zhveshjes më e bukur dhe luksoze në botën e futbollit.
Nuk do të mungojnë as banjat me hidroterapi brenda dhomës së zhveshjes. Interesante është edhe zgjedhja për të shtuar një “Tunnel Club”, një zonë VIP për tifozët, e ngjashme me ato që shohim sot në aeroporte, e cila për shifrën e 9 mijë paundëve në vit, do t’u lejojë tifozëve të “qytetarëve” që të jetojnë në luks përvojën e ndeshjes dhe një restorant të klasit të parë. Ata do të kenë mundësi të kontaktojnë edhe me idhujt e tyre.








