Manchester City në krizë, barazon me Southampton në shtëpi
Për ‘Qytetarët’ kjo është ndeshja e tretë rresht pa fitore në Ligën Premier, as sot nuk arritën më shumë se një barazim në shtëpi me Southamtponin.
Të parët shënuan mysafirët në minutën e 27’, me anë të Nathan Redmond edhe pse skuadra e drejtuar nga Pep Guaridola dominonte me raste dhe posedim të topit.
Reagimi i Manchester City ishte i shpejtë në pjesë të dytë duke barazuar rezultatin përmes zëvendësuesit nigeraian, Kelechi Iheannacho në minutën e 55’.
Vlen të theksohet se skuadrës se Manchester City iu anulua një gol në pjesë të parë, pasi që John Stones ishte në pozitë jashtë loje. Ky është barazimi i dytë rresht i Manchester City. /Periskopi.com



