Manchester City sulmin më të fortë në Evropë, ja sa gola ka shënuar
Manchester City ka fituar me rezultat të pastër 3-0 përballë Burnley, në javën e nëntë, në Premierligën angleze.
Skuadra e trajnerit spanjoll Pep Guardiola pas kësaj fitore tani ka pesë pikë më shumë se sa rivali Manchester United.
Manchester City mbase është kthyer në një makineri golash, e drejtuar nga një super strateg si Pep Guardiola tani “Cityzens” kanë realizuar në nëntë javët e para hiç më pak se sa 32 e dy gola në Premierligë, shkruan gazetablic
Ndërkohë skuadra e dytë e cila ka shënuar mese shumti gola në Premierligë është pikërisht Manchester United e cila deri me tani ka 22 gola, pra 1o gola më pak se sa City.

Kur jemi tek sulmi i Manchester City, ata janë të parët edhe në Evropë si skuadra e cila i ka tundur mese shumti portat e kundërshtarëve, në Evropë pas Cityt vjen PSG-ja e yjeve Mbappe, Neymar e Cavani, parisienet deri me tani në 9 xhiro kanë realizuar 29 gola, shkruan Gazeta Blic
Ndërkohë dy skuadrat e njohura spanjolle Real Madrid e Barcelona janë larg dy skuadrave të sheikëve, Barça ka realizuar plotë 24 herë, Real Madrid vetëm 15 herë.



