Manchester United dhe Chelsea nuk do ta paguajnë klauzolën e Neymar (Foto)
Superylli brazilian i Barcelonës, Neymar, është shumë afër transferimit historik në Paris Saint-Germain.
Sipas “Esporte Interativo” Neymar ka pranuar ofertën e Paris Saint-Germain dhe se në ditët në vazhdim do të qartësohet gjithçka.

Për shërbimet e sulmuesit brazilian kanë qenë të interesuara edhe klubet angleze, si Manchester United dhe Chelsea kur e kanë kuptuar se PSG do të pagujë klauzolën e sulmuesit.
Raportimet në Brazil sygjerojnë se 25 vjeçari ka pranuar ofertën e gjigantit francez, ku besohet se Parisi ka paguar klauzolën e vendosur nga klubi katalan që është 195 milionë euro.

Gjatë tërë afatit kalimtar të verës ishte raportuar se United është klubi më serioz për transferimin e Neymar, gjithashtu ishte raportuar se vet Jose Mourinho e kishte telefonuar brazilianin për ta bindur atë.

Neymar momentalisht është duke i shijuar pushimet në Ibiza. /Periskopi/




