Manchester United futet në garë për transferimin e Renato Sanches (Foto)

Manchester United futet në garë për transferimin e Renato Sanches (Foto)

Mesfushori portugez, Renato Sanches është afër largimit nga Bayern Munich.
Manchester United dhe Milan janë dy skuadrat që janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit të talentuar.
‘Djajtë e kuq’ do të tentojnë ta transferojnë yllin portugez para gjigantit italian, Milan, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Gjiganti anglez ishte në garë edhe në verën e kaluar por Bayern ishte më i shpejtë duke e transferuar atë nga Benfica.
Jose Mourinho është një fans i madh i tij dhe raportohet se ai ka hequr dorë nga mesfushori i Tottenham, Eric Dier për të nënshkruar me Sanches.

 

Presidenti i Bayern Rummenigge ka deklaruar se një ofertë prej 40 milionë euro do të pranohet nga Bayerni.
19 vjeçari sezonin e kaluar u paraqit në 25 ndeshje duke mos shënuar asnjë gol.
Ai nuk arriti ta bindë Carlo Ancelottin dhe për këtë portugezi do të largohet nga “Allianz Arena” pas vetëm një viti qëndrimi në gjermani. /Periskopi/

Shpërndaje në: