Manchester United i gatshëm të pranojë oferta për Depay
Depay u transferua tek Unitedi nga PSV-ja për 25 milionë funte, por 22-vjeçari pritet të shitet gjatë janarit për 12.5 milionë funte, raporton The Mirror.
Gazeta britanike raporton se Evertoni i prin garës për holandezin, të cilit i është zbritur ndjeshëm çmimi nga Unitedi.
Përveç Depayt, Unitedi pritet të largojë edhe Morgan Schneiderlin dhe Bastian Schweinsteigerin.



