Manchester United ka gati 60 milionë euro për yllin e Juventusit
Manchester United dëshiron shërbimet e Alex Sandros
Alex Sandro është njëri nga emrat më të përfolur te Juvnetus kur hapet afati kalimtar, pasi edhe vitin e kaluar shumë klube kishin shprehur interesim për të, transmeton Periskopi.
Mourinho e pëlqen lojën e Sandros dhe tani klubi anglez po përgatitë një ofertë joshëse prej 60 milionë euro.
27-vjeçari u transferua te Juve nga Porto në vitin 2015 për 26 milionë euro, ndërsa në krahun e majtë ka qenë i pakalueshëm. /Periskopi/




