Manchester United kërkon yllin e Juventusit

Manchester United kërkon yllin e Juventusit

Jose Mourinho kërkon anësorin e Juventusit, Douglas Costa

Klubi anglez ka përgatitur një ofertë prej 45 milionë euro në drejtim të ‘Zonjës së Vjetër’ për Douglas Costa, por klubi italian nuk e ka në plan ta pranojë këtë ofertë, shkruan Periskopi.

Ylli brazilian ka bërë impakt të menjëhershëm te skuadra e Allegrit që këtë edicion synon t’i fitojë të gjitha trofetë.

‘Biankonerët’ kanë paguar 6 milionë euro Bayern Munichut për Costan në një marrëveshje huazimi për një vit, por me opsion blerje prej 40 milionë eurove në fund të këtij edicioni. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: